Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Kiev. Zelensky gjithashtu shpërndau një video të takimit të tyre në Twitter.
“SHBA është një mbështetje e fortë për luftën kundër agresionit rus. Faleminderit për ndihmën për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, ” tha Zelensky.
Зустріч зі спікером Палати представників Конгресу США @SpeakerPelosi в Києві. Сполучені Штати є лідером потужної підтримки України в боротьбі з агресією РФ. Дякуємо, що допомагаєте захищати суверенітет і територіальну цілісність нашої держави! pic.twitter.com/QXSBPFoGQh
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 1, 2022
“Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të qëndrojmë pranë jush derisa të përfundojë lufta,” tha Pelosi.
Asaj iu bashkuan përfaqësuesit amerikanë Jason Crow, Jim McGovern dhe Adam Schif.
/abcnews.al