Në një intervistë për mediat italiane kryetarja e kongresit amerikan Nensi Pelozi u shpreh se shtetet e bashkuara të amerikës do të mbështesin gjithmonë një Bashkim europian të fortë, të integruar dhe demokratik.
Roli I Italisë dhe besimi në presidentin e republikës Matarela në këtë krizë qeverie, ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë të mbrojnë NATO-n dhe unitetin e BE-së, janë disa nga pikat e intervistës së Nensi Pelosi me italianen “La Stampa”. Kryetarja e kongresit amerikan u shpreh se ndihej krenare për rrënjët e saj italo-amerikane dhe që ishte e para që mbulonte atë post. Sipas saj Italia do të vazhdojë të luajë një rol shumë të rëndësishëm në komunitetin global, si forcë për rinovimin dhe rritjen e teknologjisë, si dhe paqen. Ajo uroi presidentin Matarela për sa i përket gjendjes aktuale duke u shprehur e bindur se kreu i shtetit Italian do të marrë vendimet e duhura në të mirë të vendit.
Pelosi u shpreh se shërbimet amerikane të inteligjencës janë por dhe drejtësia amerikane konfirmuan pa asnjë dyshim ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane. Ndërsa për rreziqet që lidhen me Brexit ajo shpjegoi se nuk mund të lejohet rrezikimi i marrëveshjes së të premtes së shenjtë përfshirë dhe hapjen e kufijve mes Republikës Irlandeze dhe Irlandës së Veriut. /ABC News Albania 24/7