Pelosi kryeson delegacionin e parë zyrtar të SHBA-së që viziton Ukrainën që nga fillimi i luftës

schedule10:51 - 1 Maj, 2022

schedule 10:51 - 1 Maj, 2022

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi udhëtoi në Kiev të shtunën, duke u bërë zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që është takuar me Presidentin Volodymr Zelensky që nga fillimi i luftës më shumë se dy muaj më parë, sipas CNN.

Zelensky shpërndau gjithashtu një video duke falenderuar SHBA-në për mbështetjen kundër agresionit rus.

“Delegacioni ynë i Kongresit pati mundësinë solemne dhe nderin e jashtëzakonshëm të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev,” sipas njoftimit  për shtyp.

“Delegacioni ynë përcolli respektin dhe mirënjohjen tonë për Presidentin Zelenskyy për udhëheqjen e tij dhe admirimin tonë të popullit ukrainas për guximin e tyre në luftën kundër Rusisë.

Pelosit iu bashkuan kryetari Jim McGovern, kryetari Gregory Meeks, kryetari Adam Schiff, kongresmenja Barbara Lee, kongresmeni Bill Keating dhe kongresmeni Jason Crow.  Më pas delegacioni do të shkojë në Poloni, tha zyra e Pelosit, ku politikanët amerikanë do të takohen me presidentin Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!