I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, historiani Pëllumb Xhufi ka folur mbi kontekstin ndërkombëtar dhe ndikimin e Luftës së Dytë Botërore në zhvillimet politike në Shqipëri. Ai theksoi se viti 1941, me sulmin e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik, shënoi një pikë kthese globale, duke përcaktuar qartë ndarjen mes aleatëve dhe armiqve në luftë.
Sipas Xhufit, rreshtimi në krahun antifashist ishte vendimtar për fatin e forcave politike, ndërsa grupet që u organizuan në çeta, brigada dhe më pas në ushtri partizane, dolën fituese nga lufta, duke lënë të tjerët në periferi të historisë.
Ndërkohë, studiuesi Lek Ndoji solli në vëmendje debatet mbi krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe rolin e faktorëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se konteksti i aleancave botërore ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimet e brendshme politike të vendit.
Pëllumb Xhufi: 1941 viti që u sulmua Bashkimi Sovjetik, ndryshoi botën. Është thënë që u sulmua BS dhe lindi partia komuniste, por nuk ndodhi vetëm kjo. Nisi Lufta e dytë Botërore. i kishin shpallur luftë Gjermanisë që në 1939. Curcill tha: unë që jam antikomunisti më i madh dhe i njohur botërisht unë sot jam me popujt sovjetik, ata luftojnë sot për lirinë e tyre dhe lirinë tonë. Ndaj tha- nga ky moment ata që rreshtohen me ne, janë aleatët tanë. Ata që rreshtohen me gjermanët janë armiqtë tanë. Dhe me këtë duhet matur. Në përfundim çfarë ndodhi, ky grupi kryesor krijoi çeta, brigade, armata dhe fitoi luftën të tjerët historia i la.
Lek Ndoji: Konteksti i Luftës së Dytë Botërore, nis me ardhjen e Curcill dhe me thirrjen e Aleancës Botërore. Ndaj e përmenda Sotir Vullkanin, te shtëpia e tij është bërë grupi komunist i Korçës, dhe ai thotë nuk ka patur Parti Komuniste, dha urdhër anglezi të bëhet Partia Komuniste, pra qarkullojnë edhe këto./abcnews.al

