Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri, Pëllumb Pipero u kthye në një nga figurat më të njohura të ekranit. Mjeku ka qenë pothuajse prezent në të gjitha mediat në vend për të folur dhe dhënë këshilla mbi situatën.
Ndërkohë që është kthyer në personazh edhe në rrjetet sociale. I ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit” përpos të tjerave, Enkel Demi e pyeti mjekun edhe për “famën” që ka arritur, ndërsa e cilësoi edhe si “yll televiziv”.
Pipero u shpreh se i ka mirëkuptuar të gjitha kërkesat e mediave, ndërsa thotë se nuk ka pasur mundësi të shkojë tek të gjitha.
“Unë i kam mirëkuptuar kërkesat. E kam quajtur një detyrë të rëndësishme komunikimin me qytetarët. Jo te gjithë kemi mundur të shkojmë, por besoj se kemi pasur një mision të vështirë në këtë situatë dhe pa ju do e kishim të pamundur”, tha mjeku.
LEXO EDHE:“Nuk do ketë një valë të dytë”: Pipero tregon lajmin e mirë për koronavirusin
I pyetur nga Enkel Demi nëse do të donte të ndryshonte profesionin për tu bërë pjesë e medias, Pipero tha se nuk ka më moshë për një gjë të tillë. Ndërkohë, tregon edhe lidhjen e veçantë që ka pasur me mediat këto kohë.
“Do më pëlqente shumë të bëhesha dhendër por nuk kam moshë. Dhe nuk kam moshë që të ndryshoj profesion. Unë nuk jam yll, por pas kësaj ju do më mungoni. Ndodh ndonjëherë që kur vonohet ndonjë telefonatë nga ju të medias them çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai. /abcnews.al

