Përmes një mbrëmje të veçantë në skenë mes familjarëve dhe miqve artistë, Pëllumb Kulla feston 80-vjetorin e lindjes.
Figura e njohur e letërsisë satirike shqiptare dhe artit skenik në këtë përvjetor, arritjet, preferon t’i ndajë me miqtë e tij që e emocionuan pa masë.
“U drejtoj tërë mirënjohjen time, pa ata unë nuk do isha këtu’, thotë Kulla.
Të parët u ngjiten në skënë në shenjë mirënjohje artistët e estardës së fierit , ku për 18 vite bashkëpunim me to i rikthej sytë e gjithë shqiptarëve te humori i hollë i kësaj estarade.
“Pëllumbi bëri një revolucion vërtet në estradën e Fierit, e cila rrezatoi edhe në shkallë kombëtare“, thotë Luftar Paja.
Një interpretim surprizues vjene dhe nga bashkëshortja e tij Zhuljeta. Më pas ia lë vendin disa grimcave humoristike të veprave të tij në skënën e festës
Nuk mungojnë edhe batutat për shqiptarët në Amerike gdhendur nga pena e Pëllumb Kulles , ku edhe ai jeton
Batutat ia lënë rradhën këngës…Petrit Ruka i njeh meritat jo vetËm në humor dhe regji skenike , por edhe në letërsi
Mirënjohje dhe art ky ishte shoë surprizë i 80 vjetorit të Pëllumb Kullës i cili zgjati aq sa një vepër skenike./abcnews.al