Peleshi rikonfirmohet në krye të socialistëve të Korçës: Punë të mbarë shokut Gjiknuri dhe Klosi

schedule14:30 - 1 Tetor, 2021

schedule 14:30 - 1 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri pa prezantuar në Korçë drejtuesin politik për këtë qark Niko Peleshin, i rizgjedhur në këtë post në mandatin e tretë të socialistëve. Gjiknuri deklaroi se PS po bëhet gati që tani për zgjedhjet e radhës, duke riorganizuar strukturat.

“Sot patëm rastin bashkë me drejtuesin politik të qarkut që i uroj suksese në rrugëtimin e ri pas konfirmimit në mandatin e tretë. Kongresi e konfirmoi edhe njëherë Peleshin në krye të këshillit politik të qarkut të Korçës. Mblodhën strukturat për riorganizimin për mandatin e tretë.

Kjo kërkon sfida të tjera nga ana e PS. Sfida të reja janë digjitalizimi i anëtarësisë të PS dhe riorganizimin e strukturave që në momentet e para jo vetëm duke pritur zgjedhjet, të ndërtojë një strukturë të mirëfilltë në çdo kohë kur të jenë zgjedhjet”, deklaroi Gjiknuri.

Nga ana e tij Peleshi shtoi se është i kënaqur që do të drejtojë edhe për katër vite të tjera punën e socialistëve në Korçë, ndërsa me batutë falënderoi dy sekretarët e PS, duke iu referuar si “shoku Gjiknuri” dhe “shoku Klosi”

“Siç e tha edhe Gjiknuri. Ne sot kemi zhvilluar takim me strukturat më të larta në qarkun e Korçës ku janë hequr vijat kryesore të riorganizimit të partisë. Jemi pas një palë zgjedhje shumë të suksesshme për ne. Duhet thënë që kryetari i partisë ka kërkuar që PS t’i përqaset një fryme të re. Besojmë që kultura dhe sjella brenda PS reflekton edhe në qeverisje. Jam i kënaqur që do jem gati të drejtoj për 4 vite të tjera punën tonë këtu. Është një mandat jo i thjeshtë. Ju uroj punë të mbarë edhe Damianin dhe Blendit. Shokut Gjiknurit dhe shokut Klosi”, u shpreh Peleshi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!