Peleshi në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s: Të vendosur të përmbushim detyrimet ndaj Aleancës

schedule11:12 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:12 - 16 Shkurt, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës. Një nga këto detyrime është dhe rritja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB dhe shpenzimeve minimalisht prej 20 % të këtij buxheti për modernizimin e Forcave të Aarmatosura me pajisjet kryesore ushtarake.

Peleshi nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar kontributin ushtarak përmes pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Është e rëndësishme që komuniteti Euro-Atlantik të flasë qartë dhe të tregojë vendosmërinë për përfshirjen e të gjithë rajonit në ombrellën e sigurisë Euro-Atlantike”, theksoi ai.

Gjatë ndërhyrjesë së tij në këtë takim, Ministri i Mbrojtjes foli edhe për investimet infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht përgjatë korridorit të VIII si dhe Projektin e Porto Romanos. Sipas Peleshit, “këto investime përshtaten më së miri edhe me konceptin e “enamblemet” të NATO-s, aq të rëndësishëm në situatën e trazuar që po jetojmë. Këto projekte, krahas benefiteve kombëtare do të mbështesin më së miri forcat e përparuara të NATO-s, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme kohën e dislokimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!