Peleshi: Mbështetje deri në 150 milionë lekë për hektar, për serat

schedule15:24 - 17 Shkurt, 2018

schedule 15:24 - 17 Shkurt, 2018

Qeveria do të mbështesë serat bashkëkohore me fonde që arrijnë deri në 150 milionë lekë.

Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural Niko Peleshi në Durrës ku ka folur për skemën kombëtare të hartuar për kët vit.

Kjo është një serë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore në qarkun e Durrësit.

Për Ministrin Peleshi, kjo serrë shërben si një model i një filozofie, që duhet t’a ndjekë bujqësia shqiptare, duke kapërcyer nga një bujqësi mbijetese, në një bujqësi komerciale, e cila siguron të ardhura dhe mirëqënie të kënaqshme, për të kaluar më pas, në stadin më të lartë të bujqësisë moderne, me një teknologji bashkëkohore.

“Financimet nga IPARD-i dhe nga skema kombëtare shkojnë deri në 50 % grant, fondi i garancisë i qeverisë shqiptare dhe BERZH-it, pjesën tjetër ta siguron me kredi të buta, pra rekthyeshmëria është më e ulët. Ne kemi garantuar riskun në një pjesë të mirë të investimit, ndaj dhe kreditë dhe tregu bankar do të bëhen gjithmonë e më interesante për investitorin.”

Për qeverinë shqiptare, skemat e reja të mbështetjes financiare janë një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grumbullimit dhe shtimi i sipërfaqeve të serrave. Për këtë arsye, pothuasje një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nominalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë”- është shprehur Ministri.

Aktualisht sera është e mbjellë me kulturat si: domate, kastraveca, speca dhe bostan, kultura të cilat janë përfituese të masave të Skemës së Mbështetjes Financiare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!