Peleshi: Djegia e mandateve një lëvizje antisistem, që godet demokracinë

schedule20:20 - 1 Prill, 2019

schedule 20:20 - 1 Prill, 2019

Situata politike në vend, roli i mazhorancës, shtyrja  komisionit të reformës zgjedhore, djegia e mandateve dhe raporti i DASH për Shqipërinë janë diskutuar në studion e Mbrëmje në ABC News nga deputeti socialist Niko Peleshi me gazetaren Mirela Milori.

Sa i takon kërkesës për shtyrjen e komisionit të reformës zgjedhore, Peleshi thotë se bëhet për të mos shkuar vetëm në proceset zgjedhore.

“Ka një arsye që lidhet me vullnetin tonë për të mos shkuar vetëm në proceset që na shoqërojnë. Ne kemi zgjedhjet do të donim të ishte një garë sa më e fortë, sa më e fortë të jetë gara dhe kundërshtari aq më cilëosr është dhe rezultati. Të mos jemi të vetëm, por të kemi dhe opozitën shqiptare padyshim.

Ne duam që të mos jemi të vetëm por të kemi edhe opozitën shqiptare padyshim. Ky është një proces individual, por edhe pozitiv se disa deputetët ushtrojnë detyrimin për të çuar zërin që përfarqësojnë në parlament”.

Ai shprehu gatishmërinë e mazhorancës për dialog dhe diskutim dhe mundësinë që ka opozita për të marrë pjesë në tryezë.

“Gatishmëria për të zhvilluar dialog dhe diskutim ëhstë artikuluar nga kryetati i partisë dhe ka të bëjë me kulturën e PS dhe sjelljen politike të partisë sonë .

Nuk mund ta fsheh që kualiteti i duhur ky është një shans për të mos u humbur jo vetem nga ne por edhe nga opozita do jetë shans që do krijojë hapësirën për të na ulur për konstruktive jo destruktive.

Nuk gjej asnjë arsye që kemi të bëjmë me parlament legjitim dhe qeveri legjitime, përmes njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Ne nuk jemi të lumtur të shkojmë të vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit,  nuk është fitore që na kënaq opozita na ka çuditur të gjithëve”.

Djegien e mandateve Peleshi e konsideron një lëvizje antistem që ka goditur demokracinë

“Djegia e mandateve është një lëvizje antisistem dhe këtu shtrohet çështja se ç’qëndrim do mbajnë me ne raport me sistemin. Nuk e kemi të drejtën as ne, as Pd që të marrim peng procesin. Dinamikat nuk krijhen duke i rënë këmbës apo me mjete e instrumenta që nuk i përkasin këtij sistemi opozita ka rrokur armët jashtë sistemit dhe është kundër vendit padyshim. Unë shoh për fat të keq as tërheqje apo lëshim nga ana e tyre, kurse PS ka vullnet pozitiv pëë dialog dhe nuk mund të projektojmë tjetër veç këtij dialogu. Ne nuk mund të shpikim një lëvizje antisistem. Kjo është një goditje në zemër e demokracisë”.

Sa i takon sistemit të drejtësisë, Peleshi thotë se rruga për ndryshimin tij ka nisur

“Nëse e kanë fjalën për sistemin e drejtësisë rruga për ta ndryshuar këtë sistem ka filluar, na kërkon që të jemi bashkë”.

Sa i takon raportit të DASH për krimin e korrupsionin, Peleshi pranon që këto fenomene ekzistojnë, por sipas tij ka progres.

“Raporti i DASH tregoi një gjë që ne nuk e kemi mohuar, fenomene te tilla negative ekzistojnë, por ne kemi bërë progres dhe kjo mjafton për të deligjitimuar këtë lëvizje radikale të opozitës”.

Zgjidhjen për këto fenomene Peleshi e sheh te reforma në drejtësi.

“Ka vetëm një rruge që këto akuza të hetohen, institucione të pavarura, të forta të drejtësisë”.

Ai ka folur edhe për situatën kriminale në vend, ku sipas tij Policia e Shtetit meriton të jetë larg sherreve ndërmjet partive politike.

“Rendi dhe siguria nuk janë instrumenta të luftës politike. Sa më shumë çështje të heqim nga axhenda e politikës aq më shumë emancipim tregojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!