Peleshi dhe Vlahutin në Pukë: Produkte me logo promocionale

schedule14:29 - 2 Korrik, 2018

schedule 14:29 - 2 Korrik, 2018

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi sëbashku me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Puka njoftuan hapjen e konkursit për logon promocionale të prodhimeve të zonave malore, të cilat pritet të shpërndahen në rrjetin e dyqaneve “E Dua”.

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian hapin konkursin për logon promocionale me qëllim promovimin e produkteve shqiptare të prodhuar në zona malore. Konkursin me natyrë grafike e shpalli ministri Niko Peleshi gjatë një takimi me gratë e fshatit Qelëz në Pukë ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

“Ka qenë një ide e përbashkët, një iniciativë e përbashkët. Dua ta falenderoj përsëri Ambasadoren, sepse ka mundësuar dhe financimin, e një logoje, pra e një etiketeje, të një emërtimi, të një logoje dalluese të prodhimeve të zonave malore. nuk është as një logo origjine, as një logo e cilësisë, në kuptimin e mirëfilltë ligjor të fjalës, por një logo marketingu. Një logo promocionale. Natyrisht nuk tregtohen dot kudo, sepse psh, në qoftë se kjo shkon në një dyqan apo supermarket, do të duhet të ketë datën e skandencës etj, e cila është e vështirë të përcaktohet. Por, këto prodhime tipike do të tregtohen në dyqanet “Edua” në gjithë Shqipërinë dhe padyshim pranë zonave që prodhohen”.

Për Ambasadoren Vlahutin mjete të tilla promovimi janë rruga më e mirë e zhvillimit të zonave të tilla të thella malore, por kjo kërkon edhe një mobilizim të të gjithë aktorëve në terren.

“Ne dëshirojmë që t’ju nxjerrim nga kjo situatë, në të cilën ju shisni një kavanoz një fqinji, apo duke improvizuar dyqane apo tregje në rrugë. Ju bëni gjëra, të cilat në fund, nuk ju kthejnë mbrapsh, të gjitha ato që jepni. Pra, ne dëshirojmë t’ju ndihmojnë të rriteni pak nga pak, ku produktet e prodhuara në zonat malore, nga gratë e këtyre zonave malore të jenë të identifikueshme.”

Në skemën kombëtare të mbështetjes financiare u parashikua një mbështetje për rrjetin e dyqaneve të produkteve tipike, “EDUA” deri 2 milionë lekë, dyqane të cilat po ngihen me shpejtësi në Shqipëri sipas njoftimit të ministrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!