Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, së bashku me deputetin Musa Ulqini, kanë marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së themelimit të Unionit të Fermerëve të Seferanit si dhe shpërndarjen e 20 makinerive bujqësore ne ndihme te fermereve te zonës.
Peleshi theksoi se kjo organizatë do të ndihmojë fermerët e kësaj zone në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme, e cila do të sjellë të ardhura të shtuara për gjithë banorët.
Zona e Belshit është një zonë me potenciale të mëdha, për agroturizmin. Për ministrin Peleshi iniciativa të tilla si kjo e fermerëve të Belshit, janë shembuj konkretë për zhvillimin e fshatrave shqiptarë. /abcnews.al