Pelegrinazhi i 13 të martave, besimtarët luten në kishën e Laçit

schedule15:28 - 20 Mars, 2018

schedule 15:28 - 20 Mars, 2018

Ka nisur këtë të martë, pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën Shna Ndout.

Kaq shumë njerëz në këmbë drejt kodrës. Aty ku ndodhet Kisha e Laçit. Ka nisur këtë të martë rituali i 13 të martave. Pelegrinë nga i gjithë vendi i janë drejtuar kishës së Shna Ndout.

Besimtarë me qirinj ecin në rrugën, ku besohet se ka kaluar Shna Ndou. Ata duan shpetim, kryesisht për shëndetin. Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII.

Objekti i rëndësisheëm i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik. Pelegrinazhi kulmon në muajin Qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!