Postimi i gjatë dhe emocionues me të cilin, Cristiano Ronaldo, i dha “lamtumirën” Kupës së Botës, “Katar 2022”, ka ngjallur emocione dhe reagime të miliona ndjekësve.
Mes miliona mesazhaeve e komenteve, spikat ai i legjendës së futbollit, Pele, i cili shkruan “Miku im, faleminderit që na bëre të buzëqeshim”, duke shtuar më pas simbolin e duarve të mbledhura.
Përveç legjendës braziliane, nuk mund të mungonte dhe komenti i “pasardhësit” të Ronaldos, Kylian Mbappe, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij, për “yllin” luzitan, ku ka komentuar me 3 simbole, atë të duarve të bashkuara, një kurorë dhe një dhi.
Ky imazh i fundit i referohet fjalës dhi në anglisht, e cila përkthehet në “goat”, një akronim ky i krijuar në epokën e Muhamed Alisë dhe që do të thotë “Greatest Of All Time” (më i miri i të gjitha kohrave). /i.m /abcnews.al