Pekini ka nisur që t’iu ofrojë banorëve doza përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, teksa kryeqyteti kinez përgatitet për mbajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, në shkurt të vitit të ardhshëm.
Dozat përforcuese do t’iu ofrohen banorëve mbi moshën 18-vjeçare, të cilët janë vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, ka raportuar media shtetërore.
Ky vendim është marrë teksa Lojërat Olimpike të këtij viti do të organizohen vetëm me shikues kinezë. Atletët do të duhen të jenë të vaksinuar, apo t’i nënshtrohen karantinës 21-ditore pas shkuarjes në Kinë.
Kina ka vaksinuar plotësisht më shumë se 1 miliard persona – rreth 78 për qind të popullsisë – deri në mesin e shtatorit, ka thënë Komisioni Shtetëror për Shëndetësi.
Ekspertët kinezë për shëndetësi kanë thënë se ky shtet duhet të vaksinojë 85 për qind të popullsisë për të arritur imunitetin kolektiv, synim që autoritetet janë duke synuar ta përmbushin deri në fund të këtij viti. /REL/