Pedri zbuloi favoritët kryesorë për Botërorin

schedule11:43 - 5 Nëntor, 2022

schedule 11:43 - 5 Nëntor, 2022

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, ka zbuluar favoritët për Botërorin e ardhshëm në Katar.

Sipas futbollistit 19-vjeçar, përveç Spanjës, Argjentina, Franca, dhe Brazili janë favoritët kryesorë.

“Messi do të shkojë në Botërorin e tij të fundit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta fituar turneun. Ndër favoritë do të përmendja edhe skuadrat e Francës dhe Brazilit. Këto janë dy ekipe të zhvilluara plotësisht. Unë nuk e fshij as Holandën. Frenkie de Jong më thotë vazhdimisht se ata kanë një ekip shumë i fortë”, tha për El Pais Pedri

Kujtojmë se kampionati botëror do të zhvillohet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. /G.D abcnews.al/