Pedri kampion edhe jashtë fushës, dhuron 80 mijë kilogramë banane

schedule19:51 - 9 Shtator, 2021

schedule 19:51 - 9 Shtator, 2021

Pedri Gonzales është një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim. Në harkun e një viti ai është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës.

Talenti i katalanasve ka treguar se është shumë i dashuruar me futbollin, por edhe se është një djalë, që do donte ta kishte çdo mama. Së fundmi ai ka vendosur të bëjë një bamirësi.

Pedri, në bashkëpunim me ASPROCAN kanë rënë dakord të dhurojnë 1000 kg për çdo kilometër që Spanja përshkoi në Europian, ku arriti në gjysmëfinale.

Në fund Spanja përshkoi 766.5 kilometra dhe në një llogaritje të thjeshtë Pedri dhe kompania e mësipërme do të dhurojnë 80mijë kilogramë banane, që do shpërndahen në bankat ushqimore në Spanjë. Pedri ishte vullnetar në Bankën e Ushqimit të Barcelonës këtë mëngjes. /abcnews.al