Në një intervistë të fundit për Mundo Deportivo, ylli i ri i Barcelonës Pedri ka folur për Botërorin e ardhshëm në Katar.
“Do të jetë një Botëror i mirë, edhe pse i ndryshëm për shkak të datave. Le të shohim se si shkon, shkruan abcnews.al.
Janë dy skuadra shumë të mira Brazili dhe Argjentina, shumë të forta, dhe mbi të gjitha Argjentina me Messin, që do të ketë shumë dëshirë.
Brazilianët kanë Neymar, i cili ka kualitete të mëdha”, tha Peedri.
Kampionati Botëror do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor 2022. /G.D abcnews.al/