Pedri: E mposhtim Realin për tifozët. Messi? Sikur luaj në oborrin e shtëpisë

schedule18:17 - 8 Prill, 2021

schedule 18:17 - 8 Prill, 2021

Te Barcelona janë gati për El Clasicon kundër Real Madrid. Dy skuadrat më të forta të Spanjës do të përballen mes tyre ditën e shtunë në Madrid, sfidë që nis prej orës 21:00.

Pedri mezi po pret të zbresë në fushë dhe të japë kontributin e tij për fitore. Talenti 18-vjeçar i mesfushës katalanase, flet rreth emocioneve të këtij dueli historikisht të rëndësishëm në konferencën për shtypin.

Kjo është një ndeshje super e rëndësishme për tifozët. Ata i dashurojnë këto lloj përballjesh, edhe unë i pëlqeja jashtëzakonisht shumë kur isha tifoz. Mezi po pres të zbres në fushë kundër Realit.

Një duel shumë i rëndësishëm për fitimin e titullit, duhet të përpiqemi të marrim tre pikët për veten tonë dhe tifozët. Si gjithmonë, El Clasico do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

Reali ka një skuadër të fortë dhe duhet të përballemi siç duhet me ta. E kam thënë shumë herë që kam qenë tifoz i Barcelonës që i vogël dhe ëndërroja të bëja pikërisht këtë që po bëj tani.

Kur zbres në fushë, unë përpiqem të harroj që po luaj me Messin apo Pique, tentoj të imagjinoj sikur po luaj në oborrin e shtëpisë time. Zbavitem çdo ditë me Leon.

Përpiqem të mësoj gjithmonë nga ai, në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk dorëzohemi te Barcelona, do të luftojmë deri në fund për fitimin e titullit“, deklaroi talenti katalanas. /abcnews.al