Pedofili shtiret se dado dhe abuzon seksualisht me shumë fëmijë në Gjermani

schedule22:54 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 22:54 - 6 Dhjetor, 2022

Një pedofil 45-vjeçar në Gjermani po përballet me drejtësinë pasi paraqitej si babysitter, fitonte besimin e familjeve dhe më pas u dhunonte fëmijët e tyre. Personi dyshohet se ka shkëmbyer foto dhe video pornografike me fëmijë me një numër të madh burrash, raportojnë mediat vendase.

Ai gjithashtu përballet me rreth 124 akuza për veprat që ka kryer midis 2005 dhe 2019 , dhe prokurorët po kërkojnë deri në 15 vjet burg për të pandehurin. Në 99 raste bëhej fjalë për akuza për abuzim seksual të fëmijëve. Avokatja Sandra Buhr ka rrëfyer historinë tragjike të një familjeje.

Prindërit e një fëmijë të dhunuar punësuan një dado por më vonë, kur mësuan se për çfarë akuzohet personi në fjalë, zbuluan se dhe fëmija i tyre mund të ketë qenë viktimë e një krimi të tmerrshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!