“Mësuesit duhet të ishin testuar”, Pedagogu: Pozitiv, vendimi për hapjen e shkollave

schedule17:30 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:30 - 16 Shtator, 2020

Pedagodu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e ABC News, foli për respektimin e protokolleve të COVID-19 në shkolla.

Për pedagogun vendimi për hapjen e shkollave është një vendim pozitiv, pasi sipas tij, do të ishte një rrezik më i madh nëse shkolla nuk do të hapej.

“Rreziku që vjen nga mos-hapja e shkollave është shumë herë më i madh se hapja e tyre. Mësuesi sot është vendosur në rolin e mjekut, po ashtu ka edhe rolin e psikologut.

Ku është e mundur le të mos jenë 15 nxënës në klasë. Nëse është e mundur dhe ka hapësirë le të jenë 20 nxënës në klasë. Le të marrim parasysh standardet e Francës. Nga ana tjetër”, tha Hasimja.

Gjatë intervistës në studio me gazetarin Endri Xhafo, pedagogu Ermal Hasimja diskutoi edhe për oraret e vendosura me turne.

Prindërit janë shprehur të shqetësuar pasi orari me turne është problem për ta për të marrë fëmijët për shkak se janë edhe në punë.

“Si karakteristika të pandemisë në momentin aktual jemi më afër me Evropën. Problemi kryesor që shoh unë është se shteti ia ka kaluar barrën e përgjegjësisë, shkollave dhe prindërve. Duke caktuar distanca më të mëdha se sa janë parametrat në Bashkimin Evropian.

Në Francë aktualisht parametri i distancës është një metër, atëherë kur është e mundur. Shteti do të duhej të kishte ndërhyrë, tek testimi dhe kjo mbetet për tu parë.  E vetmja gjë që ekziston është angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’i dhënë prioritet në testim mësuesve, nëse do të bëhet apo jo këtë nuk e dimë. Por më duket shumë e vështirë që të ndodhi. Por mund të kishte bërë më mirë që mësuesit të ishin testuar para hapjes së shkollave. Është e qartë se është  pamundur që të bëhen testime çdo ditë. Por në momentin e parë të hapjes është me rëndësi që kjo të bëhej.

Dhe në këtë mënyrë është me rëndësi që në momentin e parë që ka një indikator atëherë duhet futur në punë procesi i testimit. Duhen bërë testime për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, por në një farë mënyrë duhet testuar për të qetësuar prindërit si edhe stafin”, tha më tej pedagogu.

Më tej ai u shpreh se në Universitetin ku edhe është administrator, protokolli është me shumë rëndësi dhe duhet respektuar.

Ndërsa shtoi një element të rëndësishëm se në këtë situatë ku edhe temperaturat janë të lartë, mund të rezultojnë edhe fëmijë që gjatë qëndrimit në oborrin e shkollës nën rrezet e diellit, mund të shfaqin temperaturë edhe pa pasur Covid. Duhet të sigurohemi për temperaturën dhe më pas futen nxënësit në mësim.

“Një nga arsyet përse e mbaj maskën është për të ruajtur persona me të cilin kam kontakt”, u shpreh ai.

/abcnews.al/