Pedagogët të pakënaqur me rritjen e pagave, paralajmërojnë bojkot në sezonin e provimeve, Kushi: Këto janë masat që kemi marrë

schedule12:25 - 12 Janar, 2023

schedule 12:25 - 12 Janar, 2023

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është pyetur në lidhje me pakënaqësinë e pedagogëve për rritjen e pagave prej 15% si edhe paralajmërimin për bojkot në sezonin e provimeve.

Kushi u shpreh, se duke marrë parasysh rritjen që kanë pësuar kategoritë e tjera si edhe situatën që ndodhemi, jo vetëm ne, por e gjithë e bota kjo është e kënaqshme.

Ajo shtoi se për të mos pasur asnjë problematikë sa i përket bojkoteve, ata janë në një dialog të vazhdueshëm me universitet.

“Rritja 15 % e pagave të pedagogëve, mund të mos jetë më e mira, por në kushte kur kategorive të tjera ui rritet me pak si mësuesit apo zjarrëfikësit, unë besoj se në kushtet që ndodhemi, hapi i parë i rritjes 15% është e kënaqshme, me premtimin dhe angazhimin tonë se mbështetja për ta do të vazhdojnë.

Të ardhurat e pedagogëve nuk janë vetëm nga paga, por edhe nga angazhimet e tyre të tjera.

Ju siguroj që mbështetja do të jetë e vazhdueshme. Për protestat dhe bojkotin, dua t’ju informoj se kemi një dialog të vazhdueshëm me universitetet.

Kemi ndjekur edhe shqetësimet e një pjese të pedagogëve që në fillim u ngritën në protestë dhe sot që flasim jemi duke i dhënë zgjidhje secilës prej tyre,”  u shpreh Kushi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!