TIRANË – Në limite të afati të caktuar, PD dorëzoi në KQZ listat për anëtarë të këshillave bashkiak për disa bashki në vend.
Lista e demokratëve në Tiranë, kryesohet nga pedagogia Enriketa Pandelejmoni, pasuar nga futbollisti Gentin Muça, e pedagogu Iris Beleraj.
Në listën me 62 emra që mban firmën e kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj, janë të përfshirë gjithashtu edhe juriste, noterë, bizenesmenë, apo edhe studentë.
Gjithashtu PD ka dorëzuar në KQZ, listat për këshilltarë bashkiakë për bashkitë, Fier, Lezhë, Kamëz, Vlorë e Shkodër.