Pecorelli zbulon thesarin e gjetur në San Mamiliano: Ishin 3 arka me 250 kg ari të pastra

schedule10:44 - 23 Shtator, 2021

schedule 10:44 - 23 Shtator, 2021

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli i cili prej 9 muajsh u shpall i zhdukur ka dhënë detaje në lidhje me organizimin që bëri për vrasjen e tij në Shqipëri.

Mediat italiane kanë shkruar për të gjithë rrjedhën e ngjarjes të bërë nga biznesmeni në këto tetë muaj, nga fluturimi për në Shqipëri, vendimi për ti dhënë fund jetës. Dhe deri tek thesari i gjetur në  Montecristo, 250 kilogram monedha ari.

Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.

Ndërkohë 45 vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me identitetin e priftit, ku shprehet se kurrë nuk do e zbulojë emrin e tij pasi ai i ka shpëtuar jetën dhe nuk do ta tradhtojë.

Ndër të tjera ai shprehet se ka gjetur një thesar me 250 kilogramë monedha ari

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Ku gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.

Pekorelloi ka deklaruar se dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjore.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!