Pecorelli publikon selfie me “thesarin e Montecristo-s”: Nuk ua tregoj se ku ndodhet

schedule14:20 - 5 Prill, 2022

schedule 14:20 - 5 Prill, 2022

Davide Pecorelli është bërë i gjallë sërish dhe kësaj radhe ka postuar një foto ndërsa në sfond ka katër thasë të cilat pretendon se janë të mbushura me monedha floriri nga thesari Montecristo-s.

Në foto, Pecorelli shfaqet me të njëjtën kapele të cilën kishte vënë kur u paraqit në prokurorinë e Perugias.

“Nuk është fotomontazh” saktëson sipërmarrësi dhe ish-arbitri, i cili rikthehet për të folur pas disa muajsh… reflektimi. “

“Ku është thesari? Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai.

Lexo edhe: “Gjeta thesarin”, Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike

Fotot janë shkrepur në një garazh në Porto Santo Stefano, tashmë në kontroll të Prokurorisë Publike  që po heton 46-vjeçarin për marrjen e monedhave në vitin 2019 në Sovana.

Më 29 mars, Pecorelli u mor në pyetje në Perugia për 4 orë pas letër-porosisë ndërkombëtare, të Prokurorit Publik të Pukës.

Sipas tij, hetuesit insistuan veçanërisht t’u tregonte emrin dhe mbiemrin e priftit që ai thotë se e ndihmoi t’i vinte zjarrin makinës e të sajonte vetëvrasjen.

“Nuk do ta zbuloj identitetin e tij.”

Davide Pecorelli, siç raportojnë mediat në vend,  shpreson që në vendin tonw t’i shpëtojë sa më shumë një gjobë, edhe nëse kodi penal parashikon deri në 5 vjet burgim për tre krimet për të cilat akuzohet.

Gjoba që për më tepër nuk është mësuar t’i paguajë ish-arbitri italian. Siç dihet, më 17 shtator sipërmarrësi u gjet në një gomone pranë ishullit Montecristo. Karabinierët i kërkuan të largohej nga zona e mbrojtur, por më pas u detyruan të ndërhynin dhe të procedonin kundër tij.

Gjoba, e cila varion nga një minimum prej 258 euro deri në maksimum 1032, mund të paguhet me një tarifë të reduktuar nga 46-vjeçari, 344 euro. Mirëpo, mesa duket ky sanksion nuk ka arritur asnjëherë në arkën e parkut.

“Tani për tani jeta ime është e përqendruar te familja, puna, studimi dhe projekti i Shoqatës”, shton Davide .

Po ashtu, ai bën të ditur se është larguar përgjithmonë nga bota e biznesit dhe se është punësuar si punonjës i një kompanie në fushën e prodhimit”. Kështu Davide Pecorelli, i cili nga monedhat e arit të gjetura në tre vende në ishullin Montecristo, tani e gjen veten duke punuar si punëtor, me dy prokurorë (njëri italian, tjetri shqiptar) që e ndjekin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!