Peci: Investimi te të rinjtë kthehet gjithmonë mbrapsht

schedule22:15 - 2 Mars, 2022

schedule 22:15 - 2 Mars, 2022

Aktivistja Dafina Peci, e cila aktualisht është Drejtoreshë e Kongresit Rinor Kombëtar, apeloi për më shumë investim tek rinia shqiptare.

E ftuar në ‘Bardh e Zi’ në Abc, Peci tha se asnjë investim te rinia nuk është i gabuar, përkundrazi është një investim që do të kthehet tek e ardhmja.

Peci theksoi se rinia është ajo që do të mbajë peshën më të madhe të shoqërisë shqiptare në të ardhmen.

‘Dua të sqaroj se investimi në rini është një investim që kthehet në shoqëri. Në piramidën demografike të rinjtë mbajnë barrën më të madhe. Pesha që ata do të mbajnë në vitet që do të vijnë është mosha e tretë’, theksoi Peci.

Gjithashtu Peci theksoi se e gjithë Shqipëria shqiptare duhet të punojnë dhe të hapë sa më shumë rrugë për të rinjtë shqiptarë, në mënyrë që këta të fundit ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!