Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

PE miraton raportin për Shqipërinë: Një nga dy vendet që do anëtarësohet në BE

schedule11:36 - 5 Maj, 2026

schedule 11:36 - 5 Maj, 2026

Është votuar këtë të martë, më 5 maj, raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, eurodeputetët votuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime.
“Shqipëria konsiderohet një nga dy front runner në zgjerimin e BE, për t’u anëtarësuar, e themi edhe në këtë raport. Sigurisht, vëmendja më e madhe duhet të jetë te reformat, të vijojnë, të jenë të prekshme në jetën e qytetarëve dhe do të kemi një vëmendje te jeta sociale në Shqipëri”, tha Andreas Schieder.

Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!