Parlamenti evropian po diskuton një mocion për rezolutë në mbështetje të hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në mocion thuhet se Komisioni duhet të rivlerësojë dhe amendojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor të shkurtit 2018.
Në mocion për rezolutë të parlamentit evropian thuhet se mos-marrja e një vendimi për hapjen e negociatave më këto dy vende ka një efekt të dëmshëm për besueshmërinë e BE-së ndërkohë që nënvizohet se nuk mund të ketë reformim të procesit të zgjerimit ndërkohë që procesi ka filluar.
Mos-hapja e negociatave ka rezultuar në humbje të kredibilitetit për ata që kanë bërë kompromise, thuhet në mocion, duke vënë në dukje se Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme pas vendimit për mos-hapjen e negociatave.
Mocioni shpreh gjithashtu shqetësimin se mos-hapja e negociatave do të lejojë aktorë të tjerë të huaj, aktiviteti i të cilëve mund të mos jetë në linjë me vlerat dhe interest e BE-së, për tu angazhuar më nga afër me të dyja, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahs ka njoftuar se pasditen e sotme në parlamentin evropian do të debatohet për hapjen negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pas refuzimit të BE për hapjen e tyre. Komisioni Europian do të votojë një rezolutë nesër.
Sipas rezolutës së PE, reforma për zgjerimin e BE nuk duhet të pengojë anëtarësimin e vendeve që kanë plotësuar kushtet. Debati në parlamenti Europian në lidhje me hapjen e negociatave do të fillojë ditën e sotme rreth orës 18.30.