PE aprovon reformën e Shengenit: Sinjalizim i ri për personat që u refuzohet azili

schedule16:21 - 24 Tetor, 2018

schedule 16:21 - 24 Tetor, 2018

Parlamenti Evropian ka aprovuar një reformim të sistemit informativ të Shengen, që të bëhet i mundur gjurmimi më i shpejtë i kriminelëve dhe personave të paligjshëm. Sistemi i ri do të lehtësojë shkëmbimin e informacioneve.

Parlamenti Evropian aprovon reformën e sistemit informativ të Shengenit SIS, që bën të mundur gjurmimin e shpejtë të kriminelëve dhe personave që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian. Reforma e sistemit informativ të Shengenit përfshin dhe sinjalizimin e një kategorie të re të qytetarëve ekstrakomunitarë të cilëve ju refuzohet aplikimi i azilit apo që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian. Ky sinjalizim do bëjë të mundur që kur një personi i refuzohet azili në një shtet, të gjitha shtetet ë Shengenit do të informohen për këtë:

Jeroen Lenaers, Eurodeputet: «Ne kemi dy probleme me sistemin aktual. Së pari, kur një qytetari i refuzohet azili në një shtet të Bashkimin Europian, ne nuk e dijmë nëse ai kthehet në vendin e origjinës apo shkon të kërkojë azil në një shtet tjetër të dytë të Bashkimit Europian. Së dyti, a janë njoftuar autoritet e shtetit të dytë, që këtij personi i është refuzuar azili më parë ? Reforma e sistemit informativ të Shengenit i zgjidh këto dy probleme. Në momentin që bëhet refuzimi i kërkesës së azilit, kjo do të sinjalizohet në sistem për të gjitha shtetet e tjera. Nga ana tjetër, sigurohet përqëndrimi te personat nuk pêrmbushin detyrimin për t’u kthyer në vendin e origjinës ».

Sistemi i ri SIS pritet të lehtësojë shkëmbimin e informacionit midis shteteve anëtare dhe të rrisë efikasitetin e punës së punonjësve të policisë, rojeve kufitare dhe autoriteteve kombëtare. Ai i jep gjithashtu akses të zgjeruar Europolit lidhur me gjitha sinjalizimet e shteteve anëtare për akte terrorriste, apo aktivitete të lidhura me krimin e organizuar.

Dimitris Avramopoulos, komisioner për Migracionin dhe Punët e Brendshme: “Rregullat e reja te sistemit të informimti të Shengenit do të përfocojnë kontrollin e qytetarëve që hyjne në kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian duke e bërë futjen e të dhënave të tyre në këtë sistem të detyrueshëm. Përveç kësaj, reforma e sistemit të informimit Shengen përfshin një sinjalizim të ri që ka të bëjë me kthimin e personave të cilëve ju është refuzuar aplikimi i azilit ose ndodhen në situatë të paligjshme. Sistemi i ri i informimit të Shengenit detyron gjithashtu shtete anëtare të sinjalizojnë kur një person dyshohet për akte terroriste. Europoli do ketë tashmë akses për të gjitha sinjalizimet e shteteve anëtare apo informacione lidhur me to, duke detyruar shtete anëtare të sinjalizojnë informacione lidhur me aktet terrorriste”.

Sistemi informativ i Shengenit tashmë është sistemi më i madh, më i përdorur dhe më i zbatueshëm në Bashkimin Europian. Vetëm vitin e shkuar, SIS është përdorur më shumë se 5 miliardë herë nga autoritetet policore të vendeve Shengenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!