Skandalet e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti nuk ndalen. Emerimi i Nikolla Radomiroviç në postin e drejtorit në njërën nga drejtoritë komunale, një ushtari serb që ka luftuar në Rashkë kundër shqiptarëve, do të shtone më tej dyshimet se qeveria kurti po bashkëpunon me ektremistët serbë.
Ai u emërua nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, teksa lajmi u konfirmua nga Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Madje sipas publikimeve të Nacionales, portali që pretendon ka pasur komunikim të drejtpërdrejt me Radomiroviç, theksohet se ky i fundit ka qenë në ushtri serbe deri në vitin 2021.
LEXO EDHE: Skandali i grurit në Kosovë, opozita kërkon hetim parlamentar
Mirëpo ajo që vlen për të theksuar është se edhe babai i Nikollës, Radojica Radomirovç i cili është aktualisht Zëvendës-Ministrit për Komunitete dhe Kthim, ka qenë po ashtu ushtar serb gjatë luftës në Kosovë.
Këto zhvillimet e fundit ka sjell reagimin edhe të opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike Blerta Kodra Deliu, ka akuzuar qeverinë për bashkëpunim të ngushtë me Serbinë. Ajo duke renditur të gjitha skandalet e qeverisë Kurti kërkon zgjedhje të parakohshme.
Me sa duket, kryeministri Albin Kurti nuk shqetësohet fare nga fakti që në kabinetin e tij të qeverisjes të jenë pjesë edhe pjesëtar profesional i ushtrisë serbe./abcnews.al