PDK: “Jo” Vetëvendosjes. Krasniqi: S’ka koalicion me Kurtin, të shkojë në Prokurori nëse s’ka asgjë për të fshehur

schedule18:31 - 2 Janar, 2025

schedule 18:31 - 2 Janar, 2025

Thirrjet ndaj Albin Kurtit që të paraqitet në Prokurorinë Speciale sa vijnë e shtohen, edhe pse kryeministri i Kosovës ka zgjedhur t’i injorojë të gjitha. I radhës ishte kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se Kurti duhet të japë shembullin e tij e të mos frikësohet nëse nuk ka gjë për të fshehur.

“Zotëri Kurti do të duhej t’i përgjigjej kërkesës. Nëse s’ka çka të fsheh dhe për çka të frikësohet ai do të duhej të jepte një shembull, pasi ka qenë njeriu i cili katër vite më parë fushatën e ka quajtur punë dhe drejtësi. Drejtësia është kjo. Drejtësia duhet të jetë e pandikuar, pavarur dhe verbër. Në këtë kuadër secili zyrtarë dhe kryeministri është shefi i ekzekutivit duhet të jepte shembullin e vet që është kontribut ndaj një drejtësie të tillë”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha edhe se Kurti ka dëmtuar raportet aleatët dhe i vetmi mik që i ka mbetur është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski. Kreu i PD kritikoi Kurtin edhe për marrëdhëniet e ftohta të Kurtit me kryeministrin Rama.

Një aleancë me “Vetëvendosjen” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit? Krasniqi e refuzon kategorikisht diçka të tillë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!