PDK e shqetësuar me masat e BE-së, Tahiri: Kemi hyrë në një shkallë të rrezikshme

schedule14:57 - 3 Korrik, 2023

schedule 14:57 - 3 Korrik, 2023

Opozita i konsideron shqetësuese masat e BE-së ndaj Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend. Sipas PDK-së të njëjtat dëmtojnë rëndë raportin me Bashkimin Evropian dhe se Kosova ka hyrë në një shkallë të rrezikshme të zhvillimeve.

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri konsideroi se zgjidhje është rrëzimi i qeverisë. Po ashtu, vlerësoi propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare. Por, për këtë nuk është pajtuar pozita, e cila tha se ka kaluar faza e organizimit të tyre.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila tha se synimi për t’u rikthyer në normalitet është i përbashkët edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Sipas saj, hapat në këtë rrugëtim po dallojnë me të tjerët, në afate dhe kohës se si ato shtrohen.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi se qeveria tentoi t’i mbajë të fshehura masat e Bashkimit Evropian.

“Kemi hyrë në një shkallë shumë të rrezikshme të zhvillimeve me Bashkimin Evropian. Kjo është mjaft shqetësuese, masa të tilla e dëmtojnë rëndë të ardhmen tonë euroatlantike”,theksoi Tahiri.

Megjithatë, propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për organizimin e një konference ndërkombëtare, Kusari-Lila  ka thënë se nuk e shohin zgjidhje.

Derisa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Tahiri, i cili e ka quajtur vullnet të mirë kryeministrin Rama.

Në takimin e sotëm të partisë, ai shtoi se do të marrin një vendim të qartë sa i përket të ardhmes së vendit.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor. Këto masa parashohin pezullimin e punës së organeve të MSA-së dhe programit të fondeve IPA dhe mos ftesa në ngjarje të nivelit të lartë. /KosovaPress