Partia Demokratike ka zyrtarizuar 6 kandidaturat e saj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Përveç Florian Binajt në Tiranë, në Vlorë selia blu ka vendosur të mbështesë Dionis Sotën, i vetëshpallur si i pavarur, ndonëse më herët ka marrë edhe mbështetjen e Adriatik Lapajt.
Në Berat do të kandidojë Pavllo Shkarpa, aktualisht kryetar i shoqatës Anthipatrea.
Kurse për Tepelenën u vendos të mbështetet një djalë i ri, Gabriel Guma me profesion arkitekt.
Në Mat e Cërrik, kandidojnë avokati Eduart Brahilika dhe mjeku Amarildo Hoxha.
/abcnews.al/

