PD nis stërvitjen/ Alibeaj mbledhje në “selinë” e re por PD nuk do të kandidojë në të gjitha bashkitë

schedule19:19 - 20 Mars, 2023

schedule 19:19 - 20 Mars, 2023

Nga një hotel, në një tjetër por me dallimin, se ky i dyti është zyrtar dhe i veshur me logon e PD-së që ka lënë Basha, para se të deklaronte dorëheqjen. Enkelejd Alibaj, i komanduari në krye të PD-së, zhvilloi për herë të parë, mbrëmjen e kësaj të hëne, një mbledhje të gjatë me deputetët dhe anëtarët të kryesisë së tij, në zyrat e reja.

Ai nuk do të tentojë të kthehet në selinë e madhe, të marrë nga Berisha, edhe pse ligjërisht i takon. Megjithatë, më shumë se selinë sfida më e madhe e Alibeajt janë emrat e kandiatëve për kryebashkiakë. Për këtë u diskutua mbi 3 orë, nëse PD-ja zyrtare do të nxjerrë 61 emra për kryebashkiak apo do të lërë dhe vakanca, për të favorizuar kandidatët e Foltores.

Nuk pati një përgjigje për 3 bashkitë e mëdha Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin, nëse do të rivalizojë Berishën. Por Alibeaj problemin mund ta ketë jo me refuzimet e ftesave që bën ndaj Foltores, por me degët e PD që mund t’i bashkohen asaj. Rreth një orë pas daljes së tij publike, alarmi i parë erdhi nga dega e Vaut të Dejës.

“Duke qenë se deputeti i zonës, z. Zef Hila është një kandidat që ka pasur mbështetje në të dy proceset e primareve, të shprehim vullnetin tonë për të mbështetur kandidaturën e tij, si kandidat unik i të gjithë demokratëve të Vau Dejësit, për zgjedhjet vendore të 14 Majit”, tha Alibeaj.

Pa dilema ishte Alibeaj vetëm kur foli për Berishën dhe etiketat që përdorë ndaj tij. Iu pëergjigje më të njëjtin fjalor.
“Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti që në 2013 bashkëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.”, theksoi ai.

Fjalën e pati për Ilir Metën, që pavarsisht se ka logo koalicioni me Berishën, vazhdon të jetë në krah të kandidatëve të Foltores, me siglën dhe ngjyrat e flamurit të tij. Këtë të hënë Meta ishte në takime në Elbasan, duke pasur në krah dhe para të tijve, Luçiano Boçin.

 

KANDIDATËT E ALIBEAJT

1. Bashkia e Vaut të Dejës, Klomentina Drini
2. Bashkia Patos, Pranvera Rizai
3. Bashkia Mallakatsër, Agron Kapllanaj
4. Bashkia Dibër, Naim Gazidede
5. Bashkia Krujë, Sabah Sheta
6. Bashkia Lezhë, Sandër Marku
7. Bashkia Kamzë, Bilbil Bajraktari
8. Bashkia Kuçovë, Ilirjan Koxhaj
9. Bashkia Poliçan, Florian Qamo
10. Bashkia Dimal, Dritan Sula
11. Bashkia Kurbin, Genc Doçi
12. Bashkia Fier, Eriselda Zotaj Çelaj
13. Bashkia Sarandë, Skender Muço
14. Bashkia Vore, Ibrahim Bruka
15. 15.bashkia Librazhd, Bujar Vreto
16. Bashkia Korcw, Gjergj Gjata
17. Mirwditw (I pazyrtarizuar), Mark Ruçi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!