Edhe këtë të martë, opozita ka marrë pjesë në komisionet parlamentare duke përsëritur akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm e vëllait të tij. Gjatë debateve me socialistët, në çdo komision, ata kanë kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt.
Komisionet paralmentare edhe për ditën e martë, kanë parë të zbatohet strategjia e partisë Demokratike për orientimin e bisedës, rreth asaj që quajnë skandali “Xhafaj”, pas publikimit nga kjo forcë politike, të materialeve që sipas tyre, ngarkojnë vëllain e Fatmir Xhafajt me trafikimin e narkotikëve, si dhe vetë ministrin me mbrojtjen e kësaj vepre penale.
Partia Demokratike ka vijuar strategjinë e saj në komisionet parlamentare: pjesmarrja në to jo për të diskutuar mbi çështjet e rendit të ditës por për të ri-përsëritur thirrjen për largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj nga post ii ministrit të brendshëm. Debati i ndarë mes katër sallave të komisioneve parlamentare dominoi diskutimet ku pati edhe ngritje zëri.
Demokratët prej thuajse dy javësh orientojnë debatin e komisioneve tek ajo që quajnë çështja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: skandali që rrethon ministrin e brendshëm dhe vëllain e tij Agron Xhafaj, për të cilët kanë paralajmëruar edhe material të tjera ende të pa publikuara. /abcnews.al