PD, vetëm 15 kandidatë për zgjedhje. Në mesnatë skadon afati për regjistrimin në KQZ

schedule15:22 - 27 Mars, 2023

schedule 15:22 - 27 Mars, 2023

TIRANË – Enkelejd Alibeaj i shmanget garës në 3 bashki të mëdha dhe votat e demokratëve, po i çon te Foltorja.

Në garën zgjedhore të 14 majin për bashkinë Elbasan, Durrës dhe Shkodër, në listën kadidatëve për kryebashkiak, nuk do të jetë logoja e Partisë Demokratike, dhe demokratët do të kenë vetëm një opsion për të votuar, kandidatët e Berishës, të strehuar në logon koalicionit me Ilir Metën.

Orët e gjata të disktuimeve gjithë javës së kaluar, nxorën vetëm një kandidat, atë për Baahkinë e Tiranës, me Roland Bejkon, që u zyrtarizua mbrëmjen e së dielës.

Është vetëm një listë e shkurtër, në total me 15 bashki, ku PD zyrtare del me kandidatë, si në Dibër, Korçë, Lezhë, Fier dhe në disa bashki të vogla si Dimali, Patosi, Poliçani, Librazhdi.

Veriu i vendit, aty ku demokratët pretendojnë për më shumë, i është lënë i lirë Sali Berishës dhe kandidatëve të tij të zyrtarizuar që në dhjetor.

Një vendim i vështirë për Alibeajt rezultojnë dhe 2 bashki të tjera, ajo për Vaun e Dejës dhe Kurbinin. Për këto dy bashki, që Alibeaj më parë ka nxjerr emrat, konkretisht të Klomentin Drinit dhe Genc Doçit, ende nuk ka një vendim, nëse do të kandidojnë apo jo.

KANDIDATËT E ALIBEAJT

  1. Bashkia Tiranë, Roland Bejko
  2. Bashkia Patos, Pranvera Rizai
  3. Bashkia Mallakatsër, Agron Kapllanaj
  4. Bashkia Dibër, Naim Gazidede
  5. Bashkia Krujë, Sabah Sheta
  6. Bashkia Lezhë, Sandër Marku
  7. Bashkia Kamzë, Bilbil Bajraktari
  8. Bashkia Kuçovë, Ilirjan Koxhaj
  9. Bashkia Poliçan, Florian Qamo
  10. Bashkia Dimal, Dritan Sula
  11. Bashkia Fier, Eriselda Zotaj Çelaj
  12. Bashkia Sarandë, Skender Muço
  13. Bashkia Vore, Ibrahim Bruka
  14. Bashkia Librazhd, Bujar Vreto
  15. Bashkia Korcë, Gjergj Gjata

Të pazyrtarizuar

  1. Bashkia e Vaut të Dejës, Klomentina Drini
  2. Bashkia Kurbin, Genc Doci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!