Për Grida Dumën, Partia Demokratike duhet të zotohet dhe të premtojë kompensimin e pronave të banorëve të “5 Majit”. E ftuar në Radarin Informativ, Duma u shpreh se deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë të parët që kanë shkuar pranë banorëve të “5 majit”
Ndërkohë Duma ka theksuar se Partia Demokratike po përgatiti dosjen për të çuar në gjykatë çështjen e prishjes së banesave tek “5 maji”.
“Kanë qenë deputetë e PD që kanë shkuar të parët atje. Ata të 5 majit ishin thirru dhe u thonin votoni filanin në Durrës. T’i përdorim për interesa për bashkitë? PD duhet të zotohet se kur ka pushtetin do kompensojë vlerën me vlerën e tregut. Problemi i tyre është se duhen të njihen këto. Çështja e tyre duhet të shkojë në gjykatë siç në jemi duke e çuar, ose zotimi për kompensim” tha Grida Duma. /abcnews.al/