Menjëherë pas takimit të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama nga zyrat në Tiranë për bashkëqeverisjen ku diskutoi me kuksianët për tarifën e rrugës së Kombit, Partia Demokratike ka informuar mediat se sipas informacioneve të tyre qytetarët e ndodhur në anën tjetër të ekranit ishin rrogëtarë të Kryeministrit me poste kyçe në administratën e qytetit. Një pjesë e tyre kanë lënë edhe orarin zyrtar të punës për t’u paraqitur në Prefekturë ku mundësohej lidhja me kryeministrin, i cili ka paralajmëruar 60 ditë komunikim për informim për qytetarët e Kukësit.
Njoftim i Partisë Demokratike
Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.
Jaho Hoxha – Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina – Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça – Mësuese
Afrim Hoda – OSHEE
Ledian Halilaj – Zyra Punës
Skender Ahmeti -DAR
Clirim Spahiu – Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota -Drejtor i IKMT-së
/abcnews.al