PD, Tabaku: Rama i fali pasurinë kombëtare klientit të tij

schedule16:54 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 16:54 - 28 Dhjetor, 2017

Një reagim mbi këtë situatë e ka bërë zëvendës kryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku. Përmes rrjetit social facebook Tabaku akuzon kryeministrin Rama se, për ti shtruar tapetin e kuq kompanisë ARMO të klientit të tij Besnik Sulaj, sot bën kurban 1000 familje. Tabaku thotë se kompania “IRTC”, pronare e aksioneve të kompanisë ARMO, nuk ka kryer pagesën e tatimeve prej nëntorit të vitit 2016 deri në shtator të 2017-s.
Sipas saj, detyrimet e prapambetura në buxhetin e shtetit, përfshirë dhe ato të kompanisë ARMO, arrijnë në 13,2 miliardë lekë./abcnews.al