PS dhe PD vijojnë përplasjen për Kryeprokurorin

schedule13:27 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 13:27 - 5 Dhjetor, 2017

Socialistët dhe demokratët vijojnë të kenë interpretime të ndryshme kushtetuese dhe ligjore në lidhje me përfundimin e mandatit të kryeprokurorit Llalla. Sipas mazhorancën, ky I fundit duhet të largohet më 7 dhjetor, ndërsa sipas opozitës, këtë mund ta thotë vetë Këshilli I Lartë I Prokurorisë, që ende nuk është ngritur. Në këto kushte, demokratët akuzojnë socialistët se po përpiqen të kapin kryeprokurorin për të mbyllur çështje të nxehta që I prekin.

Pretendimin e mazhorancës, sipas së cilës mandati i Kryeprokurorit Llalla mbaron më 7 dhjetor, demokratët e gjejnë një shkelje të Kushtetutës. Oerd Bylykbashi mendon se vetëm Këshilli i Lartë I Prokurorisë mund të deklarojë fundin e mandatit, por pranon se ka një boshllëk kushtetues, në kushtet kur ku organ ende nuk është ngritur.

Deputeti demokrat i ligjeve hedh gjithashtu poshtë pretendimin se këtë vacuum në legjislacion e mbush ligji për Prokurorinë, që parashikon zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, nëse rast se ende nuk ngritur KLP.

Ndryshe nga opozita, socialistët pretendojnë se arsyetimi I tyre mbi përfundimin më 7 dhjetor të mandatit të Adriatik Llallës, është I bazuar në ligj dhe Kushtetutë.

Në lidhje me këtë çështje, pak kohë më parë, misionet këshilluese të SHBA dhe BE, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS, përmes një dokumenti drejtuar Kuvendit, kanë këshilluar këtë të fundit që në bazë të dispozitave kalimtare, të zgjedhë me shumicë të thjeshtë një kryeprokuror të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së./abcnews.al

https://youtu.be/UMq9s4pAIUc