Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD shkel Kodin Zgjedhor/ Kume: Kandidatët s’mund të bëjnë kurrsesi thirrje për mbështetje në qendrat e votimit

schedule09:28 - 11 Maj, 2025

schedule 09:28 - 11 Maj, 2025

TIRANË– Hyrja e deputeteve të PD në qendrat e votimit dhe thirrja që u bëjnë zgjedhësve për t’i votuar është totalisht e ndaluar.

Kështu u shpreh ish-kreu i KQZ, Kristan Kume, i cili tha se kandidatëve nuk u lejohet të hyjnë në qendrat e votimit për të bërë propagandë për veten dhe subjektin e tyre.

Ai theksoi se thirrja ndaj zgjedhësve që të dalin për të votuar është e lejuar, ndërsa akte të tjerë shtoi ai janë të dënueshme dhe antiligjore.

Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen Zana Numani dhe Luan Baçi, kandidatë të koalicionit të Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai komentoi këtë rast, duke shtuar se:

“Këtij rasti i referohem dhe them se është një lëvizja që prodhon efekte një boshllëk për mua. Një karshillëk ndaj ligjit, që ka miratuar me votën e tij.  Nuk kanë pse të ndodhin gjëra të tilla,. Nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përkundrazi krijojnë sensibilitete negative për procesin zgjedhor.  Asgjë nuk ka fituar.  Mund ti bëjë thirrje, qytetarëve të marrin pejsë në votimi, por jo hajde më votoni mua dhe subjektin që unë i përkas. Thirrja për të marrë në zgjedhje është e mirëpritur, kurse thirrja për të votuar një subjekt apo kandidatë është e ndaluar me ligji. Fjalët e tepërta pas kësaj është fukarallëk.  Duhet trajtuar nga organet ligjzbatuese. Është e hapur fusha për veprime të mëtejshme. Janë raste të përsëritura. Kjo e ngarkon procesin zgjedhore me efekte negative. Atje ku votohet nuk mund të futet, vetëm kur futet në qendrën e votimit ku voton vetë. Kandidatë mund të jenë prezentë vetëm në qendrat e numërimit. “, tha ai.

Ai theksoi se komisionerët nuk mund ta braktisin detyrën pa ndonjë arsye objektive. Sipas tij, braktisja pa shkak të arsyeshëm dënohet me burgim.

“Ka nen përkatëse në Kodin Penal për këtë gjë,. ai do të ballafaqohet me atë që parashikon neni., Braktisja e detyrës. Nëse vërtetohet, qe ke konsumuar këtë vepër, do kesh ca ditë për të kaluar në burg.”, tha Kume./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!