Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘PD s’është në gjendje për protesta kombëtare’, Minxhozi: Humbja në zgjedhje dhe çështja në SPAK detyruan Berishën ‘të protestojë’

schedule20:42 - 12 Nëntor, 2025

schedule 20:42 - 12 Nëntor, 2025

Pas humbjes madhështore të 11 majit, Berisha dhe opozitës vijuan në inercinë e humbjes dhe në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Por sikur mos të mjaftonte, Berisha pasi u paraqit në SPAK për 21 janarin thërriti një protestë përpara kryeministrisë në 17 nëntor.

Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se PD nuk është në gjendje për protesta kombëtare dhe se humbja zgjedhore, por edhe paraqitja në SPAK detyruan Berishën të thërras militantët në protestë.

“I kujtojmë protestat masive për armët kimike dhe për protestën e Rrugës së Durrësit ku Rama shkarkoi 7 ministra. Këto kanë lënë gjurmë tek pala politike dhe kanë detyruar Ramën të tërhiqej. Situata në PD noton për shumë vite, 1 muaj parapërgatitje për të gjeneruar e për të sjellë me lista dhe në një orë të caktuar njerëz nga e gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin. Kjo është eksperienca e protestave politike që kemi jo vetëm djathtas, por çdo partie që sillte autobusë nga rrethet në një orar të caktuar. Ato ishin protesta xhenuine, të ndjera

PD nuk është në gjendje për protesta kombëtare. Prej këtej dalin ato kërkesa 1000 euro për deputetët. Problemi me protestat politike, të cilat njeriu e di se ku po shkon dhe në favor të kujt, janë agresicve dhe është një flakë kashte. Ka bërë 8 protesta Lulzim Basha me këtë formulë, sillnin njerëzit dhe sa errësohej njerëzit ktheheshin. Tirana ka 1 milionë banorë dhe nuk ka nevojë për autobusë. SPAK nuk është më në fazë hetimi, por po në fund po thërret Berishën, kjo ka shkaktuar tek doktori këtë lëvizje. Humbja në zgjedhje dhe çështje penale që ka përsipër. Çdo njeri që del dhe përfaqëson PD nuk duhet të harroj që 3 kryetarët e partive të mëdha i ka ose në burg ose në gjyq, Berisha, Meta dhe Mediu pa u hapur ende 21 janari.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!