PD “sërish” në dorë të Bashës

schedule15:57 - 5 Mars, 2023

schedule 15:57 - 5 Mars, 2023

Me rikthim apo pa rikthim të Lulzim Bashës, qoftë për disa orë si kryetar, të hënën, Enkelejd Alibeaj do i duhet të gjejë zgjidhjen për të regjisturar Partinë Demokratike në zgjedhje, pasi vula i ngeli atij.

Një zgjidhje që do të duhet të jetë e pakontestueshme nga kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, që Kodin Zgjedhor e lexon gërmë për gërmë.

Dhe ligji ka disa kërkesa, që edhe pse grupi Aliebaj, ka vulën e logon e PD-së, ka disa mangësira të tjera, që do i duhet ti zgjidh.

Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti

politike duhet të paraqesë në KQZ:

  1. a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,

Tiranë;

  1. b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i

autorizuar për të paraqitur kandidatët;

Pikërisht tek kjo pikë e fundit qëndron problemi. Lulzim Basha do të duhet të dorëhiqet nga dorëheqja dhe të hedh firmën mbi kërkesë, si kryetar i saj.

Burime nga grupi Alibeaj thonë ata nuk kanë asnjë pengesë para dhe ëdo gjë e kanë të qartë, për të mos rrezikuar regjistrimin e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Njëherësh është paralajmëruar se të hënën do të bëhet një kërkesë për regjistrimin e Bashës si kryetar dhe procedurat do të vijojnë në emër të të komanduarit të tij, Enkelejd Alibeaj.

Që të ndodh kjo, procedurat do të duhet të ndodhin shpejtë, që në vërtëtimin që do i duhet Alibeajt nga Gjykata e Tirarës, të rezultojë emri i tij, dhe jo i Bashës.

Një kërkesë tjetër që do i duhet të përgjigjet Alibeaj është adresa. Ai ka vulën, por nuk ka selinë, e për pasojë as adresën e PD-së, selia vijon të jetë në dorë të Berishës.

Enkelejd Alibeaj do të mbledh forumet e tij, grupin dhe Kryesinë, në ambientet e Kuvendit, ku qëndron prej 8 janarit të vitit të shkuar, kur Berisha e pushtoi me protestë./abcnews.al