Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD riorganizohet para nisjes së parlamentit, zgjedh të hënën pasuesin e Nishanit dhe Kryesinë

schedule18:33 - 25 Gusht, 2021

schedule 18:33 - 25 Gusht, 2021

Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të verës. E ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të shpallë përbërjen e qeverisë së re, ditën e hënë Lulzim Basha do të rifreskojë partinë duke zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë. “ABC” ka siguruar mesazhin me të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së, Bardhi njofton strukturat për mbledhjen.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
  2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
  3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
  4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD” thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Shtatori nis me një vendim të vështirë për Lulzim Bashën që duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe kërkesës së SHBA-së për përjashtimin e ish-kryeministrit për shkak të shpalljes “non grata”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!