PD rikthehet tek i Zoti/ Meta: Urime demokratëve! Moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat

schedule13:54 - 11 Qershor, 2024

schedule 13:54 - 11 Qershor, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e  e gjykatës së Apelit , pasi kthimit të vulës te Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë theksoi se vula ishte “rrëmbyer” nga demokratët dhe tashmë është atje ku duhet të jetë.

Sipas Metës, ishte qëllimi kryesor i kryeministrit Rama shkatërrimi i opozitës. Pas këtij vendimi, Meta tha gjithashtu se është koha për të shtuar të gjitha forcat dhe për të rivendosur llogaridhënien në çdo nivel.

“Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet anembanë vendit, dhe në veçanti liderin e paepur të tyre, profesor doktor Sali Berishën, për triumfin e të vërtetës dhe ligjitimitetit mbi kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Dhe të përshëndes këtë vendim, që rikthen vulën tek demokratët dhe demokratet, dhe e heq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës. Natyrisht që ka kaluar një kohë e gjatë, që nga vendimi i drejtë dhe legjitim i gjygjtarit i cili mori pikërisht këtë vendim, në përputhje me të gjitha ligjet, përsa i takon funksionimit të partive politike.

Dhe që atëherë dhe deri tani, një odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë, është demostruar pikërisht, për të shkatërruar pluralizmin politik, dhe në veçanti PD. si forcën e parë opozitare, që solli dhe vetë pluralizmin politik në vend. Dhe që ka merita të jashtëzakonshme përgjatë këtyre 34 viteve. Urimet më të mira, për demokratët dhe demokratet, për të gjithë opozitarët, dhe sot është një moment I rëndësishëm për të shtuar të gjitha forcat, për vendosjen e legjitimitetit në vend, në çdo drejtim. Për vendosjen e kushtetueshmërisë të cënuar nga ky regjim kriminal. Për rivendosjen e parlamentarizmit, dhe të kontrollit të parlamentit mbi qeverinë, për vendosjen e llogari dhënies në çdo nivel.” tha Meta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!