PD rikthehet te Berisha/ Kadilli: Ranë dy mite. Gazment Bardhi? Si politikan, nuk duhet të ekzistojë më

schedule20:13 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:13 - 13 Qershor, 2024

Ish kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli thotë se me rikthimin e Partisë Demokratike te Berisha, kanë rënë dy mite.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se për Berishën, ra miti i viktimës, ndërsa për Bashën, ra miti i atij që kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve për vulën.

Kadilli shtoi se sot nuk ka Parti Demokratike, pasi gjithçka është e përqëndruar në duart e Berishës. Sipas Kadillit, Gazment Bardhi, i cili bëri paditë kundër Berishës dhe u rrëzuan, si politikan nuk duhet të ekzistojë më.

“Unë nuk i kam hyrë kurrë debatit për vulën, sepse për mua ka qenë debat shterpë nga pikëpamja politike. Ka shërbyer vetëm që secili nga dy liderët të krijojë mitet e nevojshme për projektin e vet politik, ose për projektin e vet të pushtetit. Berisha për të pasur mitin e viktimës, prej kësaj mungesës së vulës nuk ia dolëm, por kur të kemi vulën do t’ia dalim. Basha për të mbajtur mitin e atij që kishte mbështetje ndërkombëtare, duke dhënë aludimin e pandershëm, që vulën do ma japin ndërkombëtarët. Nuk është as e drejtë, as e vërtetë. Këto dy mite ranë. Ngjarja është e mirë në vetvete, sepse u mbyll dhe ky debat shterpë. Për opozitarizmin, e vetmja ngjarje e mirë, nuk do të ketë energji të harxhuara për këtë gjë. A do jenë të zotë të kanalizojnë energjitë e opozitarizmit përtej formacionit politik?

Unë nuk besoj, nuk kam besuar as kur kanë qenë bashkë pa u ndarë, prandaj i kam sfiduar menjëherë pas zgjedhjeve të 2021, duke menduar dhe besuar që projekti politik Berisha-Basha, e ka kryer misionin e vet. Do duhej të kishim reflektuar në 2021, nuk reflektoi askush nga Partia Demokratike. Sot nuk kemi më Parti Demokratike, vulën e ka sot Berisha, numrat i kishte që në dhjetor të 2021, u kuptua se kush e kishte shumicën. Por nuk ka parti. Ka njerëz që rrinë mbrapa Berishës, që kanë identifikuar veten me berishizmin dhe ka njerëz që ndenjën mbas Bashës, që rrinin si bashistë apo berishistë. Parti që lidhet me kryetarin e tyre, janë njëlloj si partizat e vogla, që lidhen me emrin e kryetarit. Sot ne nuk kemi një Parti Demokratike, si ajo që u krijua në 1991, me atë imazh të freskuar në 2004-2005.

Nuk e ka penguar vula zotin Berisha të marrë pjesë në garën e 14 majit dhe nuk e ndihmoi vula zotin Basha të hynte në garë. Ky kishte vulë dhe nuk punonte. Është debat shterpë në vetvete. Njeriu jeton në politikë nëse ka ndodnjë gjë për të thënë. Gjëra të tilla në politikë mund t’i shërbejnë politikës. Ai që ka bërë letrat e atyre që humbën. Kush i ka bërë ato paditë nga krahu tjetër? Tani del duartroket, humbi padia jote. Si profesionist, duhet të fusësh kokë poshtë tavolinës, si politikan nuk duhet të ekzistoje më”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!