PD reagon pas ndihmës së qeverisë për naftëtarët: Asgjë nuk ka ndodhur, Rama gënjen

schedule12:12 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:12 - 10 Nëntor, 2020

Partia Demokratike ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes naftëtarëve dhe qeverisë.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se asgjë nuk ka ndodhur, pasi sipas tij naftëtarët do të vuajnë dhe nafta do të vidhet.

Ndër të tjera në reagimin e tij Aliebaj thekson se ajo që i ka premtuar Rama naftëtarëve është një mashtrim.

“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari”, shkruan Alibeaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!