Valdrin Pjetrin thanë se ia dorëzuan ligjit socialistët, por janë po këta të fundit që nuk po lejojnë zbatimin e tij. Në këtë përfundim ka arritur Partia Demokratike pas heshtjes që kanë marrë si përgjigje nga organi i akuzës.
“Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij”.
Për demokratët Valdrin Pjetri është subjekt i Ligjit Antimafia dhe këtë do t’ia komunikojë të premten edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që sipas sekretarit për ccështjet ligjore në këtë parti ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës.
“Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme”.
Për Partinë Demokratike me Edi Ramën në krye të qeverisë Ligji Antimafia nuk ka shpresë të zbatohet./ABC News Albania 24/7