PD: Rama kontroll mbi prokurorinë, asnjë hetim e arrestim për krimin elektoral

schedule12:58 - 9 Tetor, 2019

schedule 12:58 - 9 Tetor, 2019

Kush i ka harruar akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit ua kujton Partia Demokratike. Janë kryebashkiakët socialistë e shkuara e rë cilëve i ndalon të jenë në atë detyrë sipas demokratëve.

Përveç Valdrin Pjetrit që u dorëhoq, kryebashkiaku i Vorës dhe ai i Vaut të Dejës vazhdojnë të qeverisin bashkitë. Arsyeja pse mbizotëron heshtja nga institucioni i akuzës e ka një autor sipas Enkelejd Alibeajt.

“Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kriminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të  mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë”.

Hesht prokuroria sipas Partisë Demokratike edhe për denoncimet që i kanë referuar prej tre muajsh në prokurori për shkeljet në zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Deri tani:

  • Nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar.
  • Nuk ka asnjë person të hetuar.
  • Nuk ka asnjë person të arrestuar”.

Hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga  Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë,por rezultate nuk po shohin askund nga selia blu.

“Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, Prokuroria ka zhvlerësuar  edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit”.

Të gjitha këto sipas Partisë Demokratike tregojnë se nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë./ABC News Albania 24/7