PD publikon videon: Policia nuk heton djegien e makinës së nënkryetarit të Bashkisë

schedule17:42 - 26 Gusht, 2018

schedule 17:42 - 26 Gusht, 2018

Partia Demokratike ka akuzuar të dielën Policinë e Shtetit se po tenton të fshehë një ngjarje kriminale të ndodhur në Mallakastër. Sipas selisë blu, në të gdhirë të 24 Gushtit, rreth orës 01:45, dy persona i kanë vënë flakën me lëndë djegëse makinës së nënkryetarit të Bashkisë, njëherësh dhe nënkryetar i degës lokale së PD-së, Hajredin Serjanajt.

PD-ja nëpërmjet deputetit të saj Enkelejd Alibeaj, ngre pretendimin se policia në vend që të bëjë publik rastin dhe të çojë zjarrvënësit para përgjegjësisë penale, po tenton mbylljen e ngjarjes, duke e cilësuar si shpërthim aksidental.

Sipas opozitës, pavarësisht se policia ka parë me pamje se djegia e makines është e qëllimshme, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do të ishte më mirë për të dy palët.

Pas këtij qëndrimi të Partisë Demokratike në lidhje me këtë ngjarje, ende nuk ka patur një reagim nga autoritetet zyrtare të policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!